Në vitet në vazhdim e gjeta veten ndërmjet vendimit për të deleguar plotësisht sipërmarrjen time të teknologjisë ligjore – Legit, eksperiencave profesionale dhe edukuese në ekosistemin e inovacionit, nga Shqipëria dhe deri te Plug and Play Tech Centre. Me rikthimin në Shqipëri organizova dhe mora pjesë në disa evente edukative për të rinjtë mbi të ardhmen e punësimit, që nga puna në distancë, nomadizmi digjital, Inteligjenca Artificiale (AI) në punë, e shumë të tjera.
E lashë pas atë ekosistem pasi kuptova se funksiononte mbi baza fondesh dhe axhenda të jashtme, dhe jo thirrjeje zemre – siç mua më pëlqen të mësoj dhe punoj. Në vitin e fundit kam konsultuar dhjetra persona, kryesisht gra, nga 18 deri në 68 vjet! Çdo konsultë ka qënë punë zemre për mua teksa hasesha shpesh me pyetjen ‘çfarë do bëhem kur të rritem?’ (edhe nga 40+ vjeçare) apo ‘cili është misioni im në jetë?’. Mbështetja më e madhe që mund tu jepja ishte eksperienca ime dhe pikërisht kurajo (zemër) për të ndjekur zemrën, sepse çdo gjë që në vendosim energjinë tonë është krijim i yni, fëmija jonë! Kështu të paktën i përqasem unë gjysmës së skuadrës së futbollit (sipërmarrjeve) që kam krijuar në 6 vitet e fundit.
Gjithsesi, e vetëdijshme për rëndësinë e këtyre pyetjeve dhe kompleksitetin e përgjigjeve, e dija që më duhej një format i thelluar për të mbështetur sa më tepër persona dhe prezantuar ata me gjuhën hyjnore të astrologjisë.
Jam e bindur se astrologjia i ofron perspektivë të re kujtdo – qofshin të rinj pa ide të qarta për rrugëtimin e tuaj, të rritur me pak apo shumë eksperienca, apo edhe ata që po i afrohen pensionit në moshë ligjore por aspak në qëllime dhe projeksione pune e kontributi profesional.
Me këto në mendje (thënë shumë shkurt më sipër), krijova këtë trajnim. Ai përfaqëson jo vetëm rrugëtimin tim, por edhe dëshirën për të ndihmuar njerëzit të gjejnë vetveten profesionale dhe autentike.
Pse të zgjidhni këtë trajnim? Sepse jam e përkushtuar të ndaj gjithë përvojën time jetësore dhe profesionale për të ndihmuar TY të përmbushësh potencialin tënd më të lartë. Unë kombinoj njohuritë praktike dhe përvojën nga biznesi me astrologjinë dhe ndërgjegjen energjitike, për të siguruar që secili nga pjesëmarrësit të dalë me një plan të personalizuar dhe të veprueshëm.
Jam këtu për të udhëhequr këtë udhëtim transformues dhe për të sjellë një perspektivë të re mbi rrugëtimin profesional. Bashkohu dhe zbulo potencialin tënd më të lartë! Oriento rrugëtimin tënd profesional në bërjen e asaj që ndihet si thirrja jonë më e lartë dhe më e natyrshme, që unë e kam quajtur ‘Punë Zemre’.