Erilda Deti Pune Zemre

Erilda Deti

UDHËRRËFYESE

ERILDA DETI

Erilda Deti është avokate me 8 vite eksperience ne treg. Ajo ka mbaruar studimet Bachelor në Drejtësi si dhe Master në të Drejtë Private dhe Biznesi pranë Universitetit Europian të Tiranës, ku ka qenë edhe pjesë e studentevë të Ekselencës. Përgjatë studimeve ka mbojtur tezat e saj “Shpimi i vellos së korporatave: Studim krahasimor midis të drejtës kombetare dhe ndërkombëtare” si dhe “Efektet e të Drejtës së Konkurencës në Teknologji: Analizë krahasimore”.

 

Gjatë kryerjes së studimeve të ciklit Master, ajo ka nisur karrierën e saj pranë Optima Legal & Financial duke ofruar konsulencë ligjore për një gamë të gjerë cështjesh në projekte të ndryshme për klientë shqiptarë dhe të huaj të cilët operonin në fusha të ndryshme të të drejtës tregtare, si energjia e rinovueshme, industria ushqimore, industria minerare, industria e sigurimit fizik, etj. Ka ofruar kontributin e saj ligjor edhe në hartimin e “Strategjisë dhe Plan-veprimit kundër krimit Mjedisor në Shqipëri”, si dhe publikimin e një artikulli në Lexology në lidhje me të Drejtën e Konkurencës në Shqipëri. Gjithashtu ka ofruar analiza në kuadër të Sigurisë Kibernetike, për të cilën ka qënë edhe një nga personat të cilët ka ofruar ekspertizën e saj gjatë eventit trajnues të organizuar nga ICC Albania.

Më pas, Erilda vijoi karrierën e saj duke iu bashkuar sektorit bankar pranë Bankës Kombëtare Tregtare. Përgjatë qëndrimit në bankë, ka ofruar ekspertizën e saj në lidhje me mirëmbajtjen e veprimeve operacionale në sektorin bankar, monitorimin e aspektit ligjor në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, përpunimit, procesimit dhe transferimit të të dhënave si dhe strategjisë së ndjekur për përditësimin e detyrimeve ligjore për efekt të GDPR. Me së shumti ajo ka ofruar ekspertizën e saj në krijimin e produkteve digjitale bankare duke punuar ngushtësisht me Grupin Fintech te bankës.

 

Prej 3 vitesh tashmë ajo ofron shërbimet e saj përmes praktikës së saj private, duke ndihmuar klientet e saj në navigimin e hapësirës ligjore në Shqipëri.

 

Te Punë Zemre ajo do të na flasë mbi rendesinë e kontratës së punës, pikat kryesore që duhet të përmbajë detyrimisht (skenare praktike), si edhe pse rregulloret e brendshme janë të doemosdoshme. Edhe pse ligjore, kjo masterklasë do vijë sa më praktike për të kuptuar të drejtat dhe detyrimet e palëve në marrëdhëniet e punës.