Fitim Adili Pune Zemre

Fitim Adili

UDHËRRËFYES

FITIM ADILI

Fitim Adili është inxhinier softueri, konsulent biznesi dhe autor i librit “Një bukë për Biznis”. Ai ka lindur në Tërnoc i Madh, një fshat shqiptar në jug të Serbisë dhe, pasi ka jetuar për 20 vite në Kosovë, migroi në Hamburg, Gjermani me familjen e tij.

 

Fitimi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë dhe pastaj ka filluar karrierën si zhvillues softuerësh, dhe më pas si konsulent biznesi për startup-et në fushën e informacionit dhe teknologjisë.

Fitimi ka mbi 9 vite përvojë në fushën e teknologjisë informative dhe biznesit dhe është përqendruar në ndihmën e bizneseve që kanë fokus zhvillimin e biznesit të tyre në nivel ndërkombëtar, veçanërisht në tregjet gjermanofolëse dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Ai është bashkëthemelues i komunitetit Shqip++ në Hamburg, i cili përfshin mbi 50 ekspertë shqiptarë. Fitimi gjithashtu është gjerësisht i njohur si themelues i komunitetit online #fitimadiliandfriends, ku anëtarët ndihmojnë njëri-tjetrin në gjetjen e punës dhe ndarjen e mundësive të reja për zhvillim personal dhe në karrierë, me fokus në profesione të teknologjisë informative.

Libri “Një bukë për Biznis” është libri i parë i Fitimit, i botuar në fillim të vitit 2024. Ky libër është në format udhëzues për sipërmarrësit e rinj dhe profesionistët që duan të zhvillojnë biznesin e tyre, por jo vetëm. Libri përmban informata të vlefshme mbi brendin personal, komunikimin më efikas me shkrim, ide për të gjetur klientë ndërkombëtarë, si dhe një kapitull të dedikuar për punën në distancë (remote) dhe të pavarur (freelance).

 

Në masterklasën e tij, Fitimi do të na flasë edhe mbi librin e tij, ku ta gjejmë dhe si ta përdorim atë. Megjithatë, masterklasa e tij do të ketë fokus të qenit i dukshëm: #BeVisible & ndërtimin e komunitetit tuaj përmes LinkedIn.

 

Fitimi do të trajtojë:

  • Strategjinë e dukshmërisë: Si të rrisni praninë dhe autoritetin tuaj në LinkedIn.
  • Ndërtimin e komunitetit online dhe offline: Krijimi dhe menaxhimi i një komuniteti të fuqishëm në LinkedIn.
  • Përdorimi i LinkedIn për rritjen e biznesit: Si ta shfrytëzoni platformën për lidhje të drejtpërdrejta biznesore dhe mundësitë për të gjetur klientë ndërkombëtarë.
  • Krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme: Si të ndërtoni besim dhe të siguroni angazhimin afatgjatë të komunitetit.

 

Kjo masterklasë ka për qëllim t’ju ndihmojë të krijoni dhe menaxhoni një komunitet të fuqishëm, ndërsa rrisni dukshmërinë tuaj dhe angazhimin përmes LinkedIn, si platforma më e madhe dhe kryesore e profesionistëve kudo në botë.