Jori Vila Pune Zemre

Jori Vila

UDHËRRËFYESE

JORI VILA

Jori Vila është një sipërmarrëse, marketere dhe konsulente marketingu me 16 vite eksperiencë në ndërtimin e markave dhe fushatave të komunikimit. Gjatë studimeve në Fakultetin e Shkencave Sociale, ajo ishte një aktiviste aktive e shoqërisë civile dhe realizoi disa studime kombëtare me natyrë socio-politike.

 

Që prej vitit 2007, karriera e saj ka marrë një drejtim që përputhet plotësisht me natyrën e saj ekstroverte, sociale, kreative dhe vizionare, duke u specializuar në komunikim dhe marketing. Në vitin 2010, Jori vendosi prezencën e agjencisë ndërkombëtare të marketingut DRAFT FCB duke hapur zyrën e saj në Shqipëri dhe duke punuar për llogari të markave ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe, ajo bashkëthemeloi Vishé Advertising & Modeling, një agjenci që e menaxhoi për gati dy vite.

 

Gjatë udhëtimit të saj profesional, Jori ka mbikëqyrur menaxhimin dhe botimin e dy revistave, Trendy Magazine dhe KomerciAL, në nivel kombëtar dhe lokal. Gjithashtu, si Drejtoreshë e Llogarive në SourceOne për nëntë vite, ajo drejtoi fushata të rëndësishme marketingu për marka të njohura si Samsung, Philip Morris International, Porsche Albania, BKT, MARS, Unilever, dhe Coca-Cola, ndër të tjera. Në këtë rol, Jori fitoi një ekspertizë të jashtëzakonshme në zbatimin e strategjive të komunikimit të stilit perëndimor, të përshtatura për tregun lokal.

Në vitin 2020, Jori filloi për herë të dytë rolin e sipërmarrëses duke themeluar Oz Marketing. Pavarësisht se është vetëm 4 vite në treg, Oz ka krijuar një portofol të gjerë punimesh dhe projektesh për marka lokale dhe ndërkombëtare. Oz Marketing u shfaq gjatë një pandemie globale me misionin për të ofruar zgjidhje të përshtatura dhe me cilësi të lartë komunikimi për bizneset që përballeshin me sfidat e kohës.

 

Brenda portofolit të Oz gjenden marka të mirënjohura si Century 21 Albania, Duxiana Albania, Volvo Albania, Business Magazine, Century 21 CPM, Knauf Insulation, Kreston, Pascual, Orion Construction, ICE/ITA, dhe të tjera.

 

Jori është gjithashtu një nga profesionistet e para në zhvillimin e Brandit Personal në Shqipëri. Ajo është trajnere për brandin personal, shkruan mbi këtë temë dhe punon me klientët për zhvillimin e brandeve të tyre personale. Dhe është pikërisht kjo tema në të cilën ajo do të na udhëzojë te Punë Zemre.

 

Motoja e Jorit në rrugëtimin e saj me Oz është: “Qëniet njerëzore janë krijuar sipas imazhit të Zotit, ndaj ne jemi të pajisur në mënyrë të natyrshme për të krijuar vepra të jashtëzakonshme që reflektojnë këtë imazh hyjnor.”