Kristi Gogo Pune Zemre

Kristi Gongo

UDHËRRËFYESE

KRISTI GONGO

Kristi Gongo është e diplomuar në drejtësi, por gjatë studimeve të larta në vitin e dytë të universitetit, njëkohësisht ka nisur karrierën në gazetari që prej shkurtit të 2017-ës, falë edhe trajnimeve të kryera në Institutin e Medias dhe dhuntisë në shkrimin letrar. Hapat e para i ka hedhur në gazetë te ‘Shqiptarja.com” e më pas në televizionin informativ “Report tv”.

 

Ndërsa prej mbi 6 vitesh është pjesë e Top Channel si gazetare në departamentin informativ. Por që nga shtatori i vitit 2023 njihet edhe për krijimin dhe drejtimin e emisionit të veçantë “Punë pa teka”,  duke i dhënë zë dhe vëmendje atyre që shpesh mbeten në hije, punëtorëve të zakonshëm.

 

Duke qëndruar përpara sfidave të tregut të medias, ajo vazhdon të sjellë projekte të reja dhe interesante, gjithmonë me një energji pozitive dhe një qasje inovative ndaj punës së saj. Së fundmi duke krijuar edhe ekspozitën “Punë pa teka”, me fotografi të punëtorëve gjatë xhirimeve të reportazheve.

Te Punë Zemre, me Kristin fokusi i diskutimit do të jetë te rëndësia e punëtorëve. Kristi na kujton se është e nevojshme ti dedikohet vëmendje profesioneve, të kultivohet te të rinjtë, por edhe kushdo që ka mbetur këtu dashuria për punën, sakrificat që ka por edhe kënaqësia, shpërblimi  që merr në përfundim të punës. Kristi na kujton se ëndrrat nuk mund të realizohen duke pritur. Duhet nisur gjithmonë nga diku. Shpesh jemi në luftë me veten për të zbuluar arsyet pse kemi ardhur në jetë. Cila është puna e ëndrrave? Cila është puna që shkon përshtat me karakterin tonë? Kristi mendon se kësaj pyetje nuk mund t’i japësh përgjigje lehtësisht, nëse së pari nuk kalon disa sprova, nëse nuk e sfidon veten në disa punë. Këtë ka bërë ajo në rini, para se të gjente punën që dëshironte dhe këtë po bën me emisionin për të përcjellë te ne histori të jashtëzakonshme punëtorësh.