Njohja me bazat e astrologjisë, përfshirë elementet, shenjat, planetët dhe shtëpitë e hartës. Do të mësosh të lexosh dhe kuptosh hartën e tënde të lindjes.
II
Ashendenti dhe Drejtuesi i Hartës
Kuptimi i hartës së lindjes është themeli për të zbuluar pikat e forta dhe sfidat profesionale. Kjo njohuri ndihmon në identifikimin e energjisë drejtuese të jetës dhe prirjeve.
III
Zhbllokimi i Besimeve Limituese
Njohja, reflektimi dhe analizimi i ‘plagës’ së nënvetëdijshme sipas hartës së lindjes, si edhe aspekteve që duhen mjeshtëruar për arritjen e potencialit maksimal dhe evolucionit profesional për të qenë drejtues më të mirë.
IV
TALENTET DHE BOLLËKU
Analizimi i shtëpive të veçanta të hartës së lindjes për të kuptuar cilat janë talentet dhe burimet e natyrshme të tua që mund të sjellin bollëk, dhe si ti përqasesh sa më mirë financave personale.
V
bRANDI pERSONAL DHE aMBICIET
Kuptimi i MesParajsës (MC) dhe konfigurimeve që të orientojnë drejt krijimit të brandit personal – figurës publike -përqasjes me autoritetin dhe ambicet afatgjata.
VI
Rutina DHE Ambienti Ideal i Punës
Analizimi i energjive të përditshmërisë për të krijuar rutina dhe shëndet optimal, në kontekstin e organizimit të punës dhe marrëdhënies me kolegët apo bashkëpunëtorët.
VII
Planifikimi Profesional & Strategji Marketimi
Njohja e tranziteve planetare që të mbështesin në nisma profesionale dhe atyre që të limitojnë duke kërkuar ndryshim apo planifikim dhe strukturim. Kuptimi i energjive sezonale dhe përqasja e tyre për marketim sa më të sinkronizuar dhe të suksesshëm.
VIII
REFLEKTIME PËRMBYLLËSE DHE INTEGRIM I MËSIMEVE
Takim përmbyllës, reflektimi dhe analizimi të mësimeve dhe arritjeve të 7 javëve të mëparshme dhe seminareve bonus.