MIKPRITËSJA JOTE

Krijimi i këtij eventi ishte një thirrje zemre për mua, ndaj doja ta bëja vetëm për punë që burojnë nga zemra dhe me njerëz që punojnë me zemër.

Punë Zemre do jetë si një banket për të hapur kuriozitetin dhe ushqyer mendjen. Kudo qofsh ti me rrugëtimin tënd, këtu do e gjesh të paktën një mësues dhe mësim.

 

Më lejo të prezantohem shkurtimisht…

Unë jam Kristiana.

Gjithmonë kam vështirësi ta etiketoj veten me dy a tre fjalë sepse eksperienca ime jetësore, akademike dhe profesionale ka qenë e larmishme dhe unë kam plan të vazhdoj ta mbaj të tillë.

Shpesh e quaj veten kokteil ish-avokate biznesi, sipërmarrëse teknologjie, entuziaste e inovacionit, edukimit, dhe punësimit, astrologe dhe bijë e Zotit.

Në pak vite kam krijuar shumë nisma, projekte, sipërmarrje të miat, secilën prej të cilave e konsideroj si fëmijën tim. Disa kanë dështuar, disa i kam dështuar unë, por të gjitha i kam bërë me shumë dashuri dhe vizion.

Nëse je kurioz për më tepër nga rrugëtimi im akademik dhe profesional, lexo këtu.

 

Faleminderit që je te Punë Zemre. Zemra jote e di rrugën që tani!

NJË TAKIM NDRYSHE

Ky do jetë një event online në datë 9-10 Janar 2025, për ta nisur vitin e ri kalendarik jo vetëm me shpresë, por edhe ide dhe plane të reja!

UDHËRRËFYESIT

Të ftoj të eksplorosh më poshtë të ftuarit udhërrëfyes të Punë Zemre.

Secili do të sjellë ekspertizën e vet në masterklasa dhe panele diskutimi.

Jori Vila

Jori Vila Pune Zemre

Fitim Adili

Fitim Adili Pune Zemre

ADJA ANGJELI

Adja Angjeli Pune Zemre

ENDRI NDONI

Endri Ndoni Pune Zemre

ANISA GJINI

Anisa Gjini Pune Zemre

BESNIK SYLEJMANI

Besnik Sylejmani Pune Zemre

AURORA DEANGELIS

Aurora DeAngelis Pune Zemre

PEZANA REXHA

Pezana Rexha Pune Zemre

NERI BEHRINGER

Neri Ismaili Pune Zemre

Aneida Bajraktari

Aneida Bajraktari Bicja Pune Zemre

Lirim Krasniqi

Lirim Krasniqi Pune Zemre

ERILDA DETI

Erilda Deti Pune Zemre

KRISTI GONGO

Kristi Gogo Pune Zemre

KRISTIANA FILIP

Kristiana Filip Pune Zemre

ALBANA META

Albana Meta Pune Zemre

E DUA ATË QË BËJ! BËJ ATË QË DUA!

Eja edhe ti në këtë maratonë 2 ditore idesh dhe mësimesh si të jemi njerëz dhe profesionalistë sa më të mirë, për veten, por edhe kolektive njerëzore.

Së bashku do të eksplorojmë tematika që nuk i ke hasur tjetërkund. Ky është premtim i Punë Zemre!