Krijimi i këtij eventi ishte një thirrje zemre për mua, ndaj doja ta bëja vetëm për punë që burojnë nga zemra dhe me njerëz që punojnë me zemër.
Punë Zemre do jetë si një hapsirë kujtese dhe kurioziteti për të arritur potenciale të reja dhe ushqyer mendjen. Kudo qofsh ti me rrugëtimin tënd, këtu do e gjesh një mjet të ri pune sipas gjuhës hyjnore të astrologjisë.
Më lejo të prezantohem shkurtimisht…
Unë jam Kristiana.
Gjithmonë kam vështirësi ta etiketoj veten me dy a tre fjalë sepse eksperienca ime jetësore, akademike dhe profesionale ka qenë e larmishme dhe unë kam plan të vazhdoj ta mbaj të tillë.
Shpesh e quaj veten kokteil ish-avokate biznesi, sipërmarrëse teknologjie, entuziaste e inovacionit, edukimit, dhe punësimit, astrologe dhe bijë e Zotit.
Në pak vite kam krijuar shumë nisma, projekte, sipërmarrje të miat, secilën prej të cilave e konsideroj si fëmijën tim. Disa kanë dështuar, disa i kam dështuar unë, por të gjitha i kam bërë me shumë dashuri dhe vizion.
Nëse je kurioz për më tepër nga rrugëtimi im akademik dhe profesional, lexo këtu.
Faleminderit që je te Punë Zemre. Zemra jote e di rrugën që tani!